• e shtunë, 21 dhjetor 2024

SHBA-ja u bëri thirrje shtetasve të saj që të largohen menjëherë nga Haiti për shkak të përshkallëzimit të dhunës

SHBA-ja u bëri thirrje shtetasve të saj që të largohen menjëherë nga Haiti për shkak të përshkallëzimit të dhunës

Port-O-Prens, 4 mars (MIA) - SHBA-ja sot u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të largohen nga Haiti "sa më shpejt të jetë e mundur" pasi dhuna u përshkallëzua në ishull fundjavën e kaluar dhe detyroi 15.000 njerëz të tjerë të iknin mes përleshjeve dhe personave të armatosur që sulmuan burgun më të madh të vendit.

SHBA-ja, ku jetojnë më shumë se një milion banorë të Haitit, thanë se Ambasada Amerikane do të propozojë operacione të kufizuara sot, ndërsa Kanadaja njoftoi se do ta mbyllë përkohësisht ambasadën e saj. 

Në Haiti është shpallur gjendje të jashtëzakonshme 72-orëshe dhe është vendosur ora policore, ndërsa Qeveria e Haitit njoftoi se do të shkojë pas gjurmëve të vrasësve, rrëmbyesve dhe kriminelëve të tjerë që beson se janë arratisur nga burgu pasi bandat liruan pothuajse të gjithë të burgosurit meshkuj, transmeton sot Bi-Bi-Si.

Banda të armatosura sulmuan një burg në kryeqytetin e Haitit, Port-o-Prens, dhe liruan një numër të madhë të të burgosurve, ndërsa shumica e rreth 4.000 të burgosurve të liruar u arratisën, deklaroi një gazetar lokal për Bi-Bi-Si. Në mesin e të burgosurve kishte anëtarë të bandës të akuzuar për vrasjen e Presidentit Xhovenel Mojs në vitin 2021.

"Policia është urdhëruar të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të zbatuar orën policore  dhe për të arrestuar këdo që shkel ligjin," tha ministri i Financave Patrik Boaver, i cili e kreu funksionin si kryeministër.

Bandat në Haiti që kërkojnë të rrëzojnë presidentin e përkohshëm Ariel Anri kontrollojnë 80 për qind të Port-o-Prens. Vala e fundit e dhunës filloi disa ditë më parë kur presidenti udhëtoi në Nairobi për të diskutuar ardhjen e një force ndërkombëtare të sigurisë të udhëhequr nga Kenia. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR