• e mërkurë, 03 korrik 2024

SHBA-ja shkatërroi një raketë të gjuajtur nga Jemeni drejt anijes ushtarake amerikane në Gjirit e Adenit

SHBA-ja shkatërroi një raketë të gjuajtur nga Jemeni drejt anijes ushtarake amerikane në Gjirit e Adenit

Uashington, 26 janar 2024 (MIA) - SHBA-ja sot shkatërroi një raketë balistike kundër anijeve, të gjuajtur nga zona nën kontroll të kryengritësve huthë në Jemen, në drejtim të anijes ushtarake amerikane në Gjirin e Adenit, kumtoi komanda ushtarake amerikane në Lindjen e Afërt (Centkom).

Raketa ka lëvizur në drejtim të shkatërruesit amerikan Karni dhe e ka shkatërruar, pa viktima apo dëme, kumtoi komanda në rrjetin X.

Nga nëntori, shkatërruesi amerikan është kyçur në operacionet amerikane në tentim për t'i ndalur sulmet e huthëve.

Ky është sulmi i fundit i kryengritësve huthë në fushatën e tyre kundër anijeve që lundrojnë në Detin e Kuq dhe ujërat përreth që e çrregulluan tregtinë globale për shkak të luftës së Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

Agjencia britanike për siguri detare UKMTO paraprakisht kumtoi se dy predha kanë shpërthyer në afërsi të një anijeje afër Jemenit jugor. ab/

Foto: X

 

QËNDRONI TË LIDHUR