SHBA-ja publikoi pakon e re të ndihmës ushtarake prej 1,3 miliardë dollarë për Ukrainën
- - SHBA-ja sot publikoi ndihmë shtesë të sigurisë për Ukrainën, në vlerë të përgjithshme prej rreth 1,3 miliardë dollarë amerikanë.
- Post By Fitore Curri
- 19:56, 19 korrik, 2023
Uashington, 19 korrik 2023 (MIA) - SHBA-ja sot publikoi ndihmë shtesë të sigurisë për Ukrainën, në vlerë të përgjithshme prej rreth 1,3 miliardë dollarë amerikanë.
Në pako janë përfshirë kapacitete për mbrojtje kundërajrore dhe municion.
"Ky publikim përfaqëson fillimin e procesit të lidhjes së marrëveshjeve për sigurimin e kapaciteteve shtesë me prioritet për Ukrainën", thuhet në kumtesën e Pentagonit të publikuar sot. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s