• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHBA-ja pret që Irani ta sulmojë Izraelin, por jo edhe ta përfshijë në një luftë të re

SHBA-ja pret që Irani ta sulmojë Izraelin, por jo edhe ta përfshijë në një luftë të re

Uashington, 12 prill 2024 (MIA) - SHBA-ja pret një sulm iranian ndaj Izraelit, por një që nuk do të ishte mjaft i madh për ta tërheqë Uashingtonin në luftë, deklaroi mbrëmë vonë përfaqësuesi amerikan. 

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Uashtingtoini nuk dëshiron përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe se SHBA-ja i ka thënë Iranit se nuk janë përfshirë në sulmet ajrore ndaj komandantit iranian ushtarak në Damask. 

Shtëpia e Bardhë njoftoi se e ka paralajmëruar Iranin të mos e shfrytëzojë sulmin si justifikim për përshkallëzimin e mëtejshëm në rajon.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Joav Galant dje deklaroi se Izraeli drejtëpërdrejtë do të përgjigjet në çdo sulm iranian. 

"Një sulm i drejtpërdrejtë iranian do të kërkojë një përgjigje përkatëse izraelite", i njoftoi Galanti sekretarit amerikan të Mbrojtjes Lojt Ostin, transmetojnë nga zyra e tij. 

 Pentagoni njoftoi se dy ministrat kanë biseduar për angazhimin "e vendosur" të SHBA-së për sigurinë e Izraelit kundër kërcënimeve nga Irani dhe përfaqësuesit e tij. 

"Duke i bërë jehonë mesazhit të qartë të presidentit Bajden për kryeministrin izraelit Netanjahu, sekretari Ostin siguroi ministrin Galant se Izraeli mund të besojë në mbështetjen e plotë amerikane në mbrojtjen e Izraelit kundër sulmeve iraniane, të cilat Teherani i ka kërcënuar publikisht", njoftoi Pentagoni. qa

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR