• e shtunë, 21 dhjetor 2024

SHBA-ja pohon se "kanë arsye" të besojnë se Hamasi sot do të lirojë një peng amerikan

SHBA-ja pohon se

Nju-Jork, 26 nëntor 2023 (MIA) - Shtëpia e Bardhë ka shprehur bindje se një shtetas amerikan është mes atyre, të cilët Hamasi do t'i lirojë sot.

Hamasi mban pengj 10 amerikanë, mes të cilëve dy gra dhe një vajzë të vogël, deklaroi këshilltari për siguri kombëtare, Xhejk Salivan.

"Kemi arsye të besojmë se një prej atyre amerikanëve do të lirohet sot. Por, derisa nuk shohim të dalë nga Gaza..., deri atëherë nuk jemi të sigurt", deklaroi Salivan për En-Bi-Si Njuz.

Ai refuzoi të konfirmojë nëse shtetasja amerikane Abigejl Mor Ajdan (3) është e lirë, prindërit e së cilës janë vrarë nga pjesëtarët e Hamasit.

"Shpresojmë që Abigejl të lirohet. Mendojmë se moti ka kaluar koha kur kjo vajzë e vogël, e cila sapo e ka festuar ditëlindjen e katërt, duhej të kthehet në shtëpi, te farefisi", tha ai.

Salivan tha se negociatat më të reja për pengjët po zhvillohen "derisa po flasim", ndërsa militantët e Hamasit duhej ta lirojnë grupin e tretë të pengjëve në këmbim për të burgosur palestinezë në kushte të armëpushimit delikat. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR