• e premte, 05 dhjetor 2025

SHBA-ja po e zhvillon sistemin e ri raketor për mbrojtje antiraketore "Kupola e artë"

SHBA-ja po e zhvillon sistemin e ri raketor për mbrojtje antiraketore

Uashington, 13 gusht 2025 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp po zhvillon sistem të ri për mbrojtje raketore të quajtur "Kupola e artë". "Kupola e artë" do të përbëhet nga katër shtresa të mbrojtjes - një hapësinore dhe tre tokësore, me gjithsej 11 bateri me rreze të shkurtë veprimi të sistemuara nëpër pjesën kontinentale të SHBA-së, si dhe në Alaskë dhe Havai.

Projekti u prezantua javën e kalaur para rreth 3.000 kryes të predhave mbrojtëse në Hantsuill, Alabama, ndërsa dokumentet tregojnë për kompleksitetin e jashtëzakonshëm të sistemit që duhet të jetë operativ deri në vitin 2028, qëllim i parashtruar nga vetë Trampi.

Edhe pse shpenzimet për ndërtim të sistemit vlerësihen në rreth 175 miliardë dollarë, ende nuk është saktësuar se sa lanserë, interceptorë, stacione tokësore dhe baza raketore do të nevojiten.

Sipas përfaqësuesve amerikanë, deri më tani Kongresi ka miratuar 25 miliardë dollarë për "Kupolën e artë", prëderisa plotësisht 45,3 miliardë dollarë janë planifikuar në propozim-buxhetin e Trampit për vitin 2026.

Sistemi "Kupola e artë" është dizajnuar si mburojë disashtresore për mbrojtje të territorit të SHBA-së nga kërcënime raketore, e modeluar sipas sistemit izraelit "Kupola e hekurt", por në vëllim shumë më të madh për shkak të shtrirjes gjeografike që duhet ta mbulojë edhe llojllojshmërinë e kanosjeve potenciale.

Sipas informatave të kapshme, sistemi do të ketë katër shtresa të integruara - segment hapësinor me senzorë për paralajmërim të hershëm dhe ndjekje të raketave, si dhe tre shtresa tokësore që përfshijnë interceptorë, sisteme radari dhe potencialisht laserë.

Një prej inovacioneve më të rëndësishme është planifikaur ndërtimi i një baze të madhe raketore në Perëndimin e Mesëm amerikan, që do të shfrytëzohej për sistemim të interceptorëve më të rinj.

SHBA-ja për momentin ka vende për lansim të mbrojtjes raketore në Kaliforninë jugore dhe Alaskë, përderisa baza e tretë e Perëndimit të Mesëm plotësisht do ta përforconte mbrojtjen e raketave interkontinentale balistike nga vende të cilat konsiderohen si "armiqësore".

Një prej qëllimeve kyçe të "Kupolës së artë" është mundësia për interceptim të raketave në fazat e hershme të fluturimit të tyre, përderisa raketa akoma ngjitet në atmosferë, që do t'i rriste gjasat për interceptim të suksesshëm.

Rusia paraprkaisht e kritikoi SHBA-në për sistemin e saj antiraketor "Kupola e artë", duke thënë se ai e minon stabilitetin strategjik.

Maria Hazarova, zëdhënës e Ministrisë së Punëve të jashtme, e porositi Uashingtonin gjatë konferencës së sotme për shtyp të heqë dorë nga sistemimi i armëve në hapësirë, kumtuan mediumet ruse.

Pheniani, gjithashtu, i kritikoi planet, duke thënë se kjo do të ishte kërcënim "shumë i rrezikshëm" që mund të shkaktojë "luftë bërthamore" në hapësirë, kumtuan sot mediumet verikoreane.

Ministria e Punëve të Jashtme e Koresë së Jugut lëshoi memorandum "për t'i treguar komunitetit ndërkombëtar se vendosja e sistemit të ri amerikan për mbrojtje raketore është "hap shumë i rezikshëm kanosës, i kahëzuar drejt minimit të sigurisë strategjike të shteteve me armë bërthamore". ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR