• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHBA-ja paralajmëroi bashkëpunim ndërkombëtar për përforcimin e transparencës së subjekteve juridike

SHBA-ja paralajmëroi bashkëpunim ndërkombëtar për përforcimin e transparencës së subjekteve juridike

Uashington, 28 mars 2023 (MIA) - Ministrja e Financave Xhenet Jelen sot publikoi se SHBA-ja do të parashtrojë iniciativë ndërkombëtare për krijimin e regjistrit të "pronësisë së dobishme të personave juridikë", ku do të marrin pjesë më shumë se 20 qeveri të huaja, me qëllim që të fillojë lufta më efikase kundër korrupsionit.

Jelen sqaroi se iniciativa e re do të thotë formimin e Grupit punues për aktivitete financiare për transparencë dhe pronësi të dobishme të personave juridikë, gjatë Samitit për demokraci të organizuar nga Departamenti i Shtetit. Sipas kësaj iniciative ndërkombëtare, nga vendet nënshkruese do të kërkohet t'i azhurojnë ligjet e tyre kombëtare dhe kornizat rregullatore që të sigurojnë se agjencitë për zbatimin e ligjit dhe organet tjera kompetente kanë qasje efektive deri te informatat për pronësinë e vërtetë. 

"Qëllimi i iniciativës është t'u vështirësohet subjekteve të korrumpuara ta fshehin identitetin e tyre, pronën dhe aktivitetet kriminele në kuadër të strukturave jotransparente korporative dhe personave fiktivë juridikë", sqaroi Jelen. bsh 

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR