• e shtunë, 21 dhjetor 2024

SHBA-ja përgatit ndihmë të re ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 988 milion dollarë

SHBA-ja përgatit ndihmë të re ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 988 milion dollarë

Uashington, 9 dhjetor 2024 (MIA)- SHBA po përgatit një pako për ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën në vlerë 988 milionë dollarë, bëri të ditur dje Departamenti i shtetit. Pagesa është pothuajse gjysma e 2.21 miliardë dollarëve në kuadër të iniciativës për ndihmë të sigurisë për Ukrainën (USAI).

Mjetet e USAI-t do të destinohen për furnizimin me municione për sistemet raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë (HIMARS) të prodhuara nga Lockheed Martin si dhe për dronë.

Administrata e Bajdenit shpesh ka përdorur kompetencat presidenciale për tërheqje urgjente të armëve (PDA) që i lejojnë presidentit të tërheq armët nga rezervat amerikane pa miratimin e Kongresit.

Mjetet e USAI-t janë ndarë veçmas dhe do të përdoren për furnizimin e armëve të reja nga kompanitë në SHBA.

Administrata e Bajdenit disponon me rreth gjashtë miliardë dollarë të miratuar nga Kongresi, duke përfshirë mjetet e miratuara në vitin 2024 dhe mjetet e zbuluara nga Pentagoni pas vlerësimit të vlerës së armëve të dërguara në Ukrainë.

Që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022, SHBA i ka dhënë Ukrainës ndihmë ushtarake në vlerë më shumë se 62 miliardë dollarë. Përveç rezervave, një pjesë e madhe e këtyre armëve janë blerë nga kompani amerikane që punojnë në kompleksin e mbrojtjes. 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR