• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHBA-ja me siguri do t'i kundërshtohet kundërsulmit izraelit

SHBA-ja me siguri do t'i kundërshtohet kundërsulmit izraelit

Uashington, 14 prill 2024 (MIA) - Disa mediume amerikane, mes të cilave edhe Si-En-En, Uollstrit Xhërnal dhe Aksios publikuan se SHBA-ja do t'i kundërshtohet kundërsulmit izraelit.

"Aksios" pohon se presidenti amerikan Xho Bajden në bisedën telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu ka deklaruar se SHBA-ja është kundër kundërofensivës izraelite ndaj Iranit.

Ndërkaq, "Si-En-En" dhe "Uollstrit Xhërnal", duke iu referuar përfaqësuesve të lartë amerikanë, publikuan se Bajdeni i ka thënë Netanjahut se SHBA-ja nuk do të marrë pjesë në kurrfarë kundërsulmi izraelit kundër Iranit.

Sipas gazetës "Nju-Jork Tajms" disa anëtarë të kabinetit ushtarak të Izraelit kanë qenë për përgjigje urgjente, por për shkak të faktit se sulmi iranian nuk ka shkaktuar dëme të mëdha, Netanjahu është bindur nga Bajdeni që të heqë dorë nga sulmi.

Ndërkohë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për siguri kombëtare, Xhon Kirbi deklaroi se SHBA-ja do të vazhdojë t'i ndihmojë Izraelit të mbrohet, por se nuk dëshiron luftë me Iranin. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR