• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHBA-ja me sanksione kundër entiteteve dhe personave fizikë nga Afrika, EBA dhe Qiproja

SHBA-ja me sanksione kundër entiteteve dhe personave fizikë nga Afrika, EBA dhe Qiproja

Uashington, 11 mars 2024 (MIA) - SHBA-ja ka vendosur sanksione kundër 16 entiteteve dhe personave fizikë nga briri i Afrikës, EBA dhe Qiproja të përfshirë në rrjetin transnacional për kryerjen e operacioneve financiare dhe pastrim të parave për organizatën terroriste al-Shabab nga Somalia.

Kërcënimi nga kjo organizatë terroriste nuk është kufizuar vetëm në Somali, thuhet në kumtesën e sotme nga Departamenti amerikan i Shtetit.

"Fitimi i Al - Shabab u jepet edhe grupeve të tjera që kanë lidhje me Al-Kaidën në gjithë botën, i ndihmojnë në financimin e ambicieve globale al-Kaedës me kryerjen e akteve terroriste dhe minimin e qeverisjes së mirë", njoftoi zëdhënësi Methju Miler.

Thuhet se aksionet e sotme i reflektojnë prioritetet antiterroriste të SHBA-s në Somali dhe i mbështesin marrëdhëniet dinamike me qeverinë e saj që të luftojë me kërcënimet nga terrorizmi të cilat e rrezikojnë popullin në Somali dhe i minojnë bashkësitë e tyre. 

SHBA-ja gjithashtu mbetet e përqendruar në ndërprerjen e qasjes së Al-Kaedës në sistemin financiar ndërkombëtar. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR