• e shtunë, 21 dhjetor 2024

SHBA-ja lëshoi urdhër që një pjesë e të punësuarve të tyre në Ambasadën në Bejrut ta braktisin Libanin

SHBA-ja lëshoi urdhër që një pjesë e të punësuarve të tyre në Ambasadën në Bejrut ta braktisin Libanin

Uashington, 29 shtator 2024 (MIA) - Departamenti amerikan i Shtetit lëshoi urdhër që një pjesë e personelit të Ambasadës së SHBA-së në Bejrut dhe familjet e tyre ta braktisin Libanin për shkak të tensioneve në Lindjen e Afërt pas vrasjes së liderit të Hezbollahut nga ana e Izraelit, sheikut Hasan Nasrallah.

"Udhëtimet personale të personelit të Ambasadës amerikane në Bejrut pa miratim paraprak, ndalohen. Për shkaqe të sigurisë, të punësuarve mund tu vendosen kufizime shtesë me ose pa paralajmërim paraprak, për shkak të kërcënimeve në rritje ose çështje lidhur me sigurinë", thuhet në kumtesën e Departamenti amerikan të Shtetit.

Rekomandimi ka të bëjë me familjet e të punësuarve dhe personelit dytësor.

Departamenti i Shtetit, po ashtu, u bën thirrje qytetarëve amerikanë në Liban që ta braktisin këtë vend në Lindjen e Afërt, duke paralajmëruar se madje edhe opsionet e kufizuara që janë të qasshme tani për ta braktisur Libanin, mundet tërësisht të zhduken nëse situata në mënyrë shtesë përkeqësohet.

"Ambasada amerikane u bën thirrje qytetarëve amerikanë në Libanin jugor, në rajonet përgjatë kufirit sirian dhe në lagjet e refugjatëve që menjëherë t'i braktisin këto rajone", shtohet në kumtesë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR