• e diel, 22 dhjetor 2024

SHBA-ja ka shprehur keqardhje që parlamenti izraelit e miratoi ligjin e parë nga një sërë ligjesh kontroverse për reformat gjyqësore

SHBA-ja ka shprehur keqardhje që parlamenti izraelit  e miratoi ligjin  e parë nga një sërë ligjesh kontroverse për reformat gjyqësore

 Uashington, 24 korrik 2023 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan Xho Bajdenit shprehu keqardhje që Parlamenti izraelit paraprakisht sot e miratoi ligjin e parë nga një sërë ligjesh  kontroverse për reforma gjyqësore të propozuara nga kryeministri Benjamin Netanjahu, deklaroi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

 “Jemi të bindur se kur bëjnë ndryshime të mëdha demokratike, duhet të punohet për konsensus. U bëjmë thirrje udhëheqësve izraelitë (politikë) që të punojnë në një qasjeje të konsensusit për këtë çështje përmes dialogut politik”, tha funksionari amerikan.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR