SHBA-ja ka rrëzuar fluturake pa pilot të Huthëve në Detin e Kuq
- - Marina amerikane dhe aleatët e saj të koalicionit në Detin e Kuq kanë shkatërruar një fluturake pa pilot dhe një automjet sipërfaqësor pa pilot të kryengritësve jemenë Huthët, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-së, e cituar nga mediat britanike.
- Post By Fitore Curri
- 08:16, 21 mars, 2024

Uashington, 21 mars 2024 (MIA) - Marina amerikane dhe aleatët e saj të koalicionit në Detin e Kuq kanë shkatërruar një fluturake pa pilot dhe një automjet sipërfaqësor pa pilot të kryengritësve jemenë Huthët, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-së, e cituar nga mediat britanike.
"Nuk ka të plagosur ose dëme materiale të anijeve amerikane ose aleate", thuhet në kumtesë. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s