• e premte, 22 nëntor 2024

SHBA-ja është afër një vendimi për dërgimin e raketave të lundrimit me rreze të gjatë në Ukrainë

SHBA-ja  është  afër një vendimi për dërgimin e raketave të lundrimit me rreze të gjatë në Ukrainë

 Uashington, 3 shtator 2024 (MIA) - SHBA-ja janë afër marrëveshjes për furnizimin e Ukrainës me raketa lundrimi me rreze të gjata që mund të lëshohen në objektiva thellë brenda territorit rus, por Kievi zyrtar do të duhet të pret disa muaj derisa SHBA-ja t'i zgjidhin problemet teknike që një dorëzim i tillë të jetë i mundur", deklarua sot përfaqësues amerikan të paidentifukuar. 

 Përfshirja e raketave të lundrimit ajër-tokë (JASSM) në paketën e armëve të destinuara për Ukrainën mund të parlajmërohet këtë vjeshtë, deklaruan të njëjtat burime, duke theksuar se vendimi përfundimtar ende nuk është marrë. 

 Dërgimi i raketave në Ukrainë mund të ndryshojë ndjeshëm ekuilibrin strategjik në konfliktin ruso-ukrainas në favor të Ukrainës, pasi pjesa më e madhe e territorit rus do të ishte brenda rrezes së raketave të fuqishme amerikane të drejtuara me saktësi, thonë agjencitë.

 Sipas analistëve ushtarakë, vendosja e raketave JASSM në arsenalin ushtarak të Ukrainës, raketat e padukshme nga radarët që mund të godasin objektiva në distanca më të mëdha se shumica e raketave të tjera ukrainase, mund të lëvizin linjat e betejës ruse dhe zinxhirët e furnizimit qindra kilometra në territorin rus, gjë që do të kërcënonte seriozisht Moskën dhe do ta bënte atë vështirë për të mbajtur operacionet e tij sulmuese. qa/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR