• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHBA-ja i zgjeron sanksionet për ta kufizuar industrinë ushtarake ruse

SHBA-ja i zgjeron sanksionet për ta kufizuar industrinë ushtarake ruse

Uashington, 12 qershor 2024 (MIA) - Ministria amerikane e Financave kumtoi sanksione të reja kundër mbi 300 subjekteve he individëve për ta ndërprerë qasjen e Rusisë drejt prodhimeve dhe shërbimeve, përfshirë edhe dhjetëra firnizuesve kinezë, të nevojshme për mbështetje të prodhimtarisë ushtarake për luftën e saj në Ukrainë, kumtuan mediumet britanike.

Sanksionet janë të kahëzuara drejt kompanive të treta, prëfshirë edhe dhjetëra furnizues të elektronikës në Kinë. Masat nuk imponojnë sanksione sekondare për bankat në Kinë dhe vende të tjera ku Ministria amerikane e Financave paralajmëroi se marrëveshjet me entitetet ruse mund t'i privojnë institucionet nga qasja drejt dollarëve.

Por, Ministria e Financave kumtoi se i ndryshon sanksionet për bankat e targetuara rus eparaprakisht, përfshirë edhe VTB dhe Sberbank, në mënyrë që të përfshijë filiale dhe ekspozitura në Kinë, Indi, Hong-Kong, Kirgistan dhe vende të tjera.

Sanksionet e reja kanë për qëllim kryesisht t'i kthejnë individët dhe kompanitë në vendet si Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia ta ndihmojnë Moskën për t'i anashkaluar bllokadat perëndimroe në mënyrë që të marrë teknologji kyçe, theksojnë mediumet amerikane. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR