• e hënë, 25 nëntor 2024

SHBA-ja i shtoi në listën e sanksioneve shtatë kompani iraniane për prodhimin e dronëve

SHBA-ja i shtoi në listën e sanksioneve shtatë kompani iraniane për prodhimin e dronëve

Uashington, 31 janar 2023 (MIA) – SHBA-ja i shtoi shtatë kompani në listën e saj të sanksioneve e që kanë lidhje me prodhimin e dronëve të cilët Rusia i shfrytëzon në goditjet e saja në Ukrainë, bëhet e ditur në kumtesën e publikuar sot nga Ministria amerikane e Tregtisë.

Në mesin e atyre organizatave iraniane në listën e “zezë” amerikane janë struktura që kanë lidhje me përgatitje dhe prodhimtari të motorëve të aeroplanëve, forca ushtarake – kozmike të Korpusit të rojeve të revolucionit islamik, kompania MADO, e cila është e specializuar për prodhimin e pjesëve të fluturakeve pa pilot, ndërsa është sanksionuar edhe kompania Paravar për krijimin e dronëve kamikazë “Shahed” dhe ndërmarrja Shahed Aviation Industries. 

Në kumtesën e ministrisë theksohet se dronët e tij Irani ia dërgon Rusisë për përdorim në Ukrainë, ndërsa kjo është kundër interesave dhe sigurisë kombëtare të SHBA-së. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR