SHBA-ja i bën thirrje Sirisë të tërheqë forcat nga Svejda që të mundësohet deeskalim
- Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Sirisë të tërheqë forcat e saj për të mundësuar deeskalim situatës, deklaroi sot zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tami Brus, pas luftimeve të ripërtërira midis forcave qeveritare siriane dhe grupeve lokale druze në qytetin jugor Svejda, vetëm disa orë pasi u arrit një armëpushim fillestar.
Uashington, 16 korrik 2025 (MIA) - Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Sirisë të tërheqë forcat e saj për të mundësuar deeskalim situatës, deklaroi sot zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tami Brus, pas luftimeve të ripërtërira midis forcave qeveritare siriane dhe grupeve lokale druze në qytetin jugor Svejda, vetëm disa orë pasi u arrit një armëpushim fillestar.
"Ne i bëjmë thirrje qeverisë siriane të tërheqë forcat e saj për t'u lejuar të gjitha palëve të ulin tensionet", tha Brus për Foks njuz.
Ndërkohë, qeveria siriane i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të thërrasë një takim sa më shpejt të jetë e mundur "për të shqyrtuar pasojat e agresionit izraelit në territorin sirian".
Më herët gjatë ditës së sotme, Izraeli sulmoi shtabin e përgjithshëm të ushtrisë siriane në Damask dhe kërcënoi të nisë sulme edhe më masive ndaj forcave siriane nëse ato nuk largohen nga Svejda në Sirinë jugore, ku në luftimet treditore kanë vdekur më shumë se 300 njerëz. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s