• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHBA-ja filloi me evakuimin e qytetarëve të vet nga Haiti me helikopter

SHBA-ja filloi me evakuimin e qytetarëve të vet nga Haiti me helikopter

Uashington, 21 mars 2024 (MIA) - Departamenti amerikan i Shtetit kumtoi se lidhur me eskalimin e dhunës në Haiti, helikopterët amerikanë dje kanë filliar me çarter fluturime për evakuimin e qytetarëve amerikanë nga kryeqyttei Port-o-Prens, me ç'rast fluturimi i parë ka transportuar më shumë se 15 njerëz në Republikën Dominikane, publikuan mediumet britanike.

Sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, helikopterët do të mundësojnë evakuimin e më shumë se 30 qytetarëve amerikan në ditë.

Kryeministri i Haitit, Ariel Henri javën e kaluar publikoi se do të japë dorëheqje, por këshilli i përkohshëm presidencial në të ardhmen duhet të emërohet sipas planit të kombeve të Karaibeve dhe Uashingtonit.

Grupe rëndë të armatosura kanë pushtuar një pjesë të madhe të kryeqytetit, ndërsa grupet për të drejtat e njeriut dhe aktivistë kanë denoncuar vrasje masive, rrëmbime dhe dhunë seksuale. Sipas vlerësimeve të KB-së, më shumë se 360 mijë njerëz janë shpërngulur brenda vendit.

Vedant Patel, zëvendës zëdhënësi i Departamenti të Shtetit, tha se pothuaj 1.600 amerikanë kanë plotësuar onlajn formulare me kërkesë të informatave për opsionet për largimin nga Haiti, por jo të gjithë prej tyre kanë kërkuar ndihmë në atë drejtim.

"Disa qytetarë amerikanë kërkuan informata të përgjithshme për sigurinë", sqaroi Patel.

Të dielën Uashingtoni ka organizuar çarter fluturim për evakuim mes qyteteve Kap Ajptien dhe Majami. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR