• e shtunë, 23 nëntor 2024

SHBA-ja e brengosur për shkak të marrëdhënieve të përforcuara mes Rusisë dhe Iranit

SHBA-ja e brengosur për shkak të marrëdhënieve të përforcuara mes Rusisë dhe Iranit

Uashington, 28 mars 2023 (MIA) - SHBA-ja i sheh me brengosje marrëdhëniet e përforcuara mes Rusisë dhe Iranit, kumtoi Departamenti i Shtetit. 

"Kjo duhet të shkaktojë brengosje jo vetëm te fqinjët e Rusisë dhe Iranit, por edhe tek vendet e tjera në botë", deklaroi Vedant Pater, përfaqësues i Departamentit të Shtetit. 

Ai shtoi se "e kanë parë kaosin e shkaktuar nga dronët e prodhimit iranian, që Rusia i përdor kundër Ukrainës në sulmet ndaj infrastrukturës energjetike dhe civile. 

"Për këtë shkak, ne me kujdes i ndjekim ato marrëdhënie", shtoi ai. 

Rusia i përdor dronët iranianë "Shahid" për sulme ajrore në Ukrainë. bsh/

 

QËNDRONI TË LIDHUR