• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHBA-ja do të ndajë 600 milionë dollarë për prodhimin e testeve për Kovid

SHBA-ja do të ndajë 600 milionë dollarë për prodhimin e testeve për Kovid

Uashington, 21 shtator 2023 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan Xho Bajden ka njoftuar se do të ndajë 600 milionë dollarë për prodhimin e testeve për Kovid dhe se do ta rihap sërish ueb-faqen ku mund të porositen.

Nëpërmjet kësaj faqeje, familjet mund të marrin deri në katër teste falas për familje.

Qëllimi i masës është të shmanget mungesa e mundshme gjatë periudhës së rasteve të shtuara të infektimit me koronavirus, që zakonisht ndodh në muajt më të ftohtë të vitit.

Porositë mund të bëhen në COVIDTests.gov duke filluar nga 25 shtatori dhe testet falas do të dorëzohen nëpërmjet Shërbimit amerikan postar. Ato do të prodhohen nga 12 kompani që punësojnë qindra punonjës në shtatë vende. Do të duhet të prodhojnë 200 milionë teste. Me to do të mbushen edhe rezervat shtetërore.

Testet janë krijuar për të zbuluar variantet aktualisht qarkulluese të Kovidit dhe do të përdoren deri në fund të vitit. mb/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR