• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHBA-ja dhe Polonia fillojnë një operacion të përbashkët për ndihmë të Ukrainës në luftën kundër dezinformatave të Kremlinit

SHBA-ja dhe Polonia fillojnë një operacion të përbashkët për ndihmë të Ukrainës në luftën kundër dezinformatave të Kremlinit

Varshavë, 10 qershor 2024 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot njoftuan se po krijojnë një operacion me Poloninë në Varshavë për t'i ndihmuar Ukrainës fqinje të kundërshtohet në dezinformatat ruse.

Qendra për angazhim global të Departamentit të shtetit amerikan, që punon në identifikimin e dezinformatave nga vendet që llogariten si armiqësore, në kumtesë tha se SHBA dhe Polonia së bashku e kanë krijuar "Grupin ukrainas të komunikimit" për ta "mbështetur Ukrainën në luftën kundër agresionit rus në hapësirën informative.

Autoritetet polake gjithnjë e më shpesh thonë se edhe Polonia është cak i sabotimit dhe masave shqetësuese të shërbimeve sekrete.

Si anëtare e NATO-s, Polonia ishte qendër për dërgimin e armëve perëndimore në Ukrainë. Është poashtu edhe strehimore e një numri të madh të ukrainasve që ikën nga pushtimi rus i cili filloi në shkurt të vitit 2022.

Departamenti i shtetit kumtoi se grupi i ri do t'i mbledhë aleatët për "koordinim të mesazheve, promovimin e raportimit të saktë për pushtimin rus, përforcimin e zërave të Ukrainës dhe zbulimin e manipulimeve me informatat e Kremlinit".

Gjithashtu, thuhet se Kremlini "përdor gënjeshtra dhe manipulime për të përhapur justifikime të rreme për pushimin e tij të pajustifikuar, errëson objektivat e tij ushtarake dhe bën përpjekje ta minojë solidaritetin botëror me popullin ukrainas". sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR