• e premte, 05 dhjetor 2025

SHBA-ja dhe Izraeli e paralajmërojnë Francën: Mos bëni hap të pamenduar

SHBA-ja dhe Izraeli e paralajmërojnë Francën: Mos bëni hap të pamenduar

Uashington/Tel-Aviv, 25 korrik 2025 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit e kritikuan ashpër presidentin francez, Emanuel Makron pasi që ai kumtoi se Franca ka ndër mend ta njohë shtetin e Palestinës.

Makron e dha këtë deklaratë dje, ndërsa deklaratë formale pritet në shtator, duke thënë se hapi do t'i avancojë përpjekjet paqësore të Lindjes së Afërt. Uashingtoni dhe Jerusalemi Perëndimor e dënuan premtimin e Makronit, duke paralajmëruar se kjo do të ishte kundërproduktive.

"Ky vendim i pamenduar i shërben vetëm propagandës së Hamasit dhe nuk kontribuon për paqe", tha sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio.

"Kjo është flakareshë në fytyrën e viktimave nga 7 tetori i vitit 2023", tha ai, duke folur për datën kur militantët e Hamasit me seli në Gazë filluan sulm vdekjeprurës ndaj Izraelit jugor.

Kryeministri izraelit, benjamin Netanjahu e kritikoi vendimin e Makronit, duke e quajtir akt që "shpërblen terrorin dhe rrezikon të krijojë edhe një ndërmjetës iranian, njejtë siç u bë Gaza".

Negociatat paqësore me ndërmjetësim të Katarit ësrish dështuan këtë javë pasi që SHBA-ja dhe Izraeli u tërhoqën, duke e akuzuar Hamasin se nuk povepron me qëllim të mirë.

Agjencitë e mëdha perëndimore të lajmeve paralajmëruan se gazetarët e tyre në Gazë po përballen me uri. Bi-Bi-Si, AFP, AP dhe Rojters i bënë thirrje Izraelit t'u lejojë gazetarëve të huaj qasje drejt enklavës.

Ministri izraelit për trashëgimi nga e djathta ekstreme, Amihaj Elijahu, deklaroi se qeveria nuk duhet të intervenojë sepse banorët e enklavës po përballen me uri. "E tërë Gaza do të jetë hebraike", deklaroi ai për mediumet lokale.

Jerusalemi Perëndimor i mohoi akuzat për pengim të ndihmës, duke e akuzuar Hamasin për "vjedhje" dhe ajo që e përshskroi si joaktivitet të Kombeve të Bashkuara lidhur me problemet me distribuimin.

Invazioni i parë nga ana e militantëve palestinezë në vitin 2023 vrau rreth 1.200 njerëz dhe mori dhjetëra pengje.

Mbi 59.000 njerëz janë vrarë në Gazë si rezultat i përgjigjes ushtarake të Izraelit, sipas autoriteteve lokale, që kritikët e përshkruajtën si gjenocid joproporcional dhe potencial. Konflikti prej atëherë u zgjerua edhe në vende të tjera, përfshirë Libanin, Jemenin, Sirinë dhe Iranin, duke i rritur druajtjet nga lufta rajonale.

Disa vende formalisht e njohën shtetin e Palestinës në kushte të konfliktit rrjedhës, përfshirë Spanjën, Norvegjinë, irlandën dhe meksikën. ab/

fotо: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR