• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHBA-ja dhe Izraeli do të mbajnë takim virtual për të diskutuar për Rafan

SHBA-ja dhe Izraeli do të mbajnë takim virtual për të diskutuar për Rafan

Uashington, 1 prill 2024 (MIA) - SHBA-ja dhe Izraeli sot do të mbajnë takim virtual, ku do të diskutohet për planet e forcave të armatosura izraelite për ofensivë kundër qytetit Rafah në Rripin e Gazës, publikoi faqja informative "Aksios", duke iu referuar tre përfaqësuesve të Izraelit dhe SHBA-së. 

Sipas "Aksios", në takim do të marrin pjesë këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Xhejk Salivan, përfaqësues të Pentagonit, Departamentit të Shtetit dhe shërbimet e inteligjencës amerikane.

Nga ana e Izraelit do të marrin pjesë ministri për Çështje Strategjike, Ron Dermer, kryetari i Këshillit për siguri kombëtare, Cahi Hanegbi, përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe shërbimeve të inteligjencës.

Pritet që së shpejti të mbahet një takim personal, fizik, i përfaqësuesve të dy vendeve.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu paralajmëroi se Izraeli vazhdon të përgatitet për operacion në Rafah, që ndodhet në kufi mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit, "për të arritur një fitore përfundimtare në luftën kundër Hamasit". Bahskësia ndërkombëtare, duke përfshirë SHBA-në, kërkon që Izraeli të gjejë alternativa për operacionin e planifikuar tokësor në Gazë, nga frika e një fatkeqësie edhe më të madhe humanitare. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR