• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë vendosur sanksione të reja ndaj Iranit për shkak të sulmit ndaj Izraelit

SHBA-ja  dhe Britania e Madhe kanë vendosur sanksione të reja ndaj Iranit për shkak të sulmit ndaj Izraelit

 Uashington/Londër, 18 prill 2024 (MIA)  -  SHBA-ja dhe Britania e Madhe sot kanë vendosur sanksione të reja kundër Iranit, pasi ky vend të shtunën në mbrëmje sulmoi Izraelin me dronë dhe raketa.

Ministria e Financave të SHBA-së bëri të ditur se SHBA-ja ka vendosur sanksione ndaj 16 individëve dhe dy kompanive që lehtësuan prodhimin e dronëve iranianë, duke përfshirë llojet e motorëve që fuqizojnë dronët "Shahid" të përdorur në sulmin në Izrael në 13 prill.  

 Ministria thekson se Uashingtoni po vendos gjithashtu sanksione edhe ndaj pesë kompanive iraniane që furnizojnë komponentë për një nga prodhuesit më të mëdhenj të çelikut të Iranit, KSC, si dhe tre filiale të prodhuesit iranian të makinave "Bahman Grup"  (Bahman Group),  për të cilat theksohet se mbështeten materialisht Gardën Revolucionare Iraniane, raportojnë mediat britanike.

Britania e Madhe, nga ana e saj, njoftoi se kishte vendosur sanksione ndaj disa organizatave ushtarake iraniane, individëve dhe subjekteve të përfshira në industrinë e dronëve dhe raketave balistike të Iranit. 

 Liderët e BE-së dje kanë vendosur  t'i  rrisin sanksionet kundër Iranit pas sulmit të Teheranit ndaj Izraelit.

Irani tha  se e ka kryer sulmin ndaj Izraelit më 13 prill si hakmarrje për sulmin e Izraelit më 1 prill në konsullatën iraniane në Damask. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR