• e shtunë, 21 dhjetor 2024

SHBA-ja dënon Rusinë dhe Korenë e Veriut për furnizim të ndërsjellë me armë

SHBA-ja dënon Rusinë dhe Korenë e Veriut për furnizim të ndërsjellë me armë

Uashington, 19 tetor 2023 (MIA) - SHBA ka dëshmi vizuale të dërgesave me armëve nga Koreja e Veriut në Rusi dhe sot dënuan sërish veprimet e Phenianit në furnizimin e Rusisë me pajisje ushtarake dhe synimet e Rusisë për të dërguar aeroplanë luftarakë, pajisje raketash balistike dhe arme të tjera në Korenë e Veriut. 

Sipas Departamentit të shtetit në javët e kaluara Koreja e Veriut ka furnizuar Rusinë me mbi 1.00 kontejnerë pajisje ushtarake dhe municion. Nga atje kanë publikuar pamjet që tregonin kontejnerë të transportit me anije nga Koreja e Veriut në Rusi.

SHBA dënon veprimet provokuese duke furnizuar Rusinë me pajisje ushtarake që do të përdoren për të sulmuar qytetet e Ukrainës, vrasjen e banorëve dhe vazhdimin e luftës joligjore të Rusisë", deklaroi sot një përfaqësues i organit të politikës së jashtme SHBA-së.

"Vazhdojmë të monitorojmë nga afër çdo dërgesë shtesë të armëve për Rusinë", deklaroi përfaqësuesi.

SHBA gjithashtu është e shqetësuar për ndihmën që Rusia ia jep Koresë së Veriut. Në këmbim për të ndihmuar Moskën, Pheniani shpreson të marrë ndihmë ushtarake nga Rusia si aeroplanë, raketa tokë-ajër, automjete të blinduara dhe materiale e pajisje për prodhimin e raketave balistike.

Si përgjigje e kësaj SHBA dhe aleatët e saj kanë marrë një sërë hapash si sanksione kundër personave fizikë dhe juridikë që ndihmojnë në lidhjen e marrëveshjeve për shitje të armëve midis Rusisë dhe Koresë së Veriut

Nga Departamenti i shtetit theksojnë se këto veprime janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me një sërë rezolutash të Këshillit të Sigurimit të KB-së.

SHBA edhe me tutje vazhdon të demaskojë përpjekjet e Rusisë që të furnizohet me armë nga RDPK dhe të gjitha vendet e tjera që ndihmojnë luftën e saj dhe vazhdojnë me mbështetjen ushtarake për Ukrainën për vetëmbrojtje të saj, kumton  përfaqësuesi. si/

QËNDRONI TË LIDHUR