• e diel, 22 dhjetor 2024

SHBA-ja bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të Gershkoviqit pasi Rusia po bën përpjekje që ta vazhdojë paraburgimin

SHBA-ja bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të Gershkoviqit pasi Rusia po bën përpjekje që ta vazhdojë paraburgimin

Atallantë, 23 maj 2023 (MIA) - SHBA-ja bën thirrje për lirimin e mënjëhershëm të gazetarit të arrestuar të Uollstrit Zhurnall, Evan Gershkoviq, pasi shërbimi rus për siguri kërkoi vazhdimin e paraburgimit të tij. 

"Ai aspak nuk duhet të arrestohet. Gazetaria nuk është vepër penale. Ai duhet të lirohet menjëherë", deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, Xhon Kirbi për Si-En-En. 

"Ende do të punojmë shumë, me shumë mundim që të shohim se a mundemi ta kthejmë në shtëpi me familjen e tij ku e ka vendin".

Kirbi foli pasi hetuesit e shërbimit të sigurisë ruse FSB kërkuan nga Gjykata që Gershkoviq të arrestohet në mars nën akuzën për spiunim, që ta mbajnë edhe tre muaj në paraburgim.

Autoritetet amerikane ende bëjnë presion për qasje konsollore të Gershkoviq drejtpërdrejt me rusët, tha Kirbi. fc/
Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR