SHBA-ja, Australia dhe Japonia kanë zhvilluar stërvitje ushtarake në Detin e Kinës Jugore
- SHBA-ja, Australia dhe Japonia kanë mbajtur stërvitje të përbashkëta ushtarake në Detin e Kinës Jugore të mërkurën dhe sot, njoftoi Flota e Shtatë e SHBA-së.
- Post By Qefsere Abduli
- 17:21, 8 shkurt, 2024

Uashington, 8 shkurt 2024 (MIA) - SHBA-ja, Australia dhe Japonia kanë mbajtur stërvitje të përbashkëta ushtarake në Detin e Kinës Jugore të mërkurën dhe sot, njoftoi Flota e Shtatë e SHBA-së.
Në njoftim thuhet se në stërvitje kanë marrë pjesë shkatërruesi i raketave të drejtuara USS "Xhon Fin" dhe luftanija USS Gabriel Giford dhe kryen operacione me anije detare nga Japonia dhe Australia.
Komandanti i "Xhon Fin" Ervin Tejlor tha se stërvitjet e përbashkëta luftarake i forcojnë marrëdhëniet midis aleatëve të SHBA-së, Japonisë dhe Australisë.
Pekini fuqishëm kundërshton operacionet detare të huaja në zonë, duke thënë se zona i përket Kinës. qa
Foto: Arkivi i MIA-s