SHBA-ja është në gjendje të gatishmërisë së rritur për shkak të sulmeve të mundshme nga Irani në Lindjen e Afërt
- - SHBA-ja gjendet në situatë të gatishmërisë së rritur për shkak të ndonjë sulmi të mundur nga Irani në objektet izraelite ose amerikane në rajon si përgjigje e sulmit të Izraelit në ambasadën iraniane në Siri, njoftoi mbrëmë një burim në Shtëpinë e Bardhë.
- Post By Fitore Curri
- 13:15, 6 prill, 2024
Uashington, 6 prill 2024 (MIA) - SHBA-ja gjendet në situatë të gatishmërisë së rritur për shkak të ndonjë sulmi të mundur nga Irani në objektet izraelite ose amerikane në rajon si përgjigje e sulmit të Izraelit në ambasadën iraniane në Siri, njoftoi mbrëmë një burim në Shtëpinë e Bardhë.
"Është e saktë ajo që gjendemi në situatë të gatishmërisë së rritur", deklaroi një burim i cili më parë konfirmoi një kumtesë të Si-En-En se sulmi mund të ndodhë gjatë javës së ardhshme.
Në bombardimin e ambasadës iraniane në Damask u vra një komandant i lartë i forcave "Kuds" dhe disa këshilltarë ushtarakë iranianë.
Irani më parë njoftoi se ka të drejtë për "përgjigje vendimtare" të bombardimit të Izraelit në ambasadën iraniane në Damask. fc/