• e shtunë, 27 korrik 2024

SHBA-ja është e shqetësuar se negociatat për armët ndërmjet Koresë së Veriut dhe Rusisë po përparojnë

SHBA-ja është e shqetësuar se negociatat për armët ndërmjet Koresë së Veriut dhe Rusisë po përparojnë

Uashington, 30 gusht 2023 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara se bisedimet për armët ndërmjet Rusisë dhe Koresë së Veriut po ecin aktivisht përpara, deklaroi në brifing zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, Xhon Kirbi.

Kirbi tha se ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shojgu ka udhëtuar së fundmi në Korenë e Veriut për t'u përpjekur të bindë Phenianin që t'i shesë municion artilerie Rusisë.

Kirbi theksoi se presidenti rus Vladimir Putin dhe lideri i Koresë së Veriut Kim Xhong Un kanë shkëmbyer letra duke premtuar se do të rrisin bashkëpunimin e tyre dypalësh dhe shtoi se SHBA-ja ka informacione inteligjente që tregojnë se një grup tjetër zyrtarësh rusë udhëtoi në Phenian pas vizitës së ministrit të Mbrojtjes. ls/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR