• e hënë, 02 mars 2026

SHBA sot vendosi tarifa të reja prej 10 për qind në vend të 15 përqindëshit të paralajmëruar

SHBA sot vendosi tarifa të reja prej 10 për qind në vend të 15 përqindëshit të paralajmëruar

Uashington, 24 shkurt 2026 (MIA) - SHBA ka vendosur tarifa të reja prej 10 për qind për të gjitha mallrat që nuk janë liruar nga taksat, bëri të ditur sot Dogana dhe mbrojtja kufitare e SHBA-së (CBP). Ato janë identike me normën fillestare të shpallur nga Donald Trampi, pavarësisht kërcënimeve të mëvonshme për t'i rritur ato në 15 për qind.

Në përgjigjen ndaj vendimit të Gjykatës Supreme me çka anulohen tarifat e saj "emergjente", Trampi të premten informoi tarifa të reja të përkohshme globale prej 10 për qind, që të shtunën të thotë se do t'i rriste ato në 15 për qind.

Shërbimi doganor tha se, përveç produkteve të përcaktuar si të liruar, importet "do të jenë lëndë e një norme shtesë ad valorem prej 10 për qind".

Ky veprim ka sjell konfuzion shtesë në lidhje me politikën tregtare të SHBA-së, veçanërisht pasi nuk u shpjegua pse u përdor norma më e ulët.

Sipas vendimit të Gjykatës Supreme, SHBA nga sot nuk mbledhin më tarifa të paligjshme.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR