• e premte, 05 dhjetor 2025

ShBA: Shtetet federale nuk do të marrin financim për përballje me katastrofa nëse i bojkotojnë kompanitë izraelite

ShBA: Shtetet federale nuk do të marrin financim për përballje me katastrofa nëse i bojkotojnë kompanitë izraelite

 Uashington, 4 gusht 2025 (MIA) - Administrata e presidentit të ShBA-së, Donald Tramp, sot njoftoi  se shtetet dhe qytetet federale nuk do të marrin fonde për përgatitjen për fatkeqësi natyrore nëse vendosin të bojkotojnë kompanitë izraelite.

 Sipas komunikatës së Agjencisë Federale për Menaxhim me Gjendje të Jashtëzakonshme (FEMA), shtetet duhet të konfirmojnë se nuk do të ndërpresin marrëdhëniet tregtare me kompanitë izraelite për të marrë fonde nga FEMA.

 Kushti ka të bëjë për të paktën 1.9 miliardë dollarë që shtetet federale mbështeten për të mbuluar shpenzimet siç janë pajisjet për kërkim dhe shpëtim, pagat e menaxherëve për gjendje të jashtëzakonshmedhe sistemet e energjisë rezervë, ndër shpenzimet e tjera, raportuan mediat amerikane, të cilat ka parë dokumentet.

 

QËNDRONI TË LIDHUR