• e martë, 02 korrik 2024

SHBA: Rrëzohet një aeroplan i vogël në Neshuil, nuk ka të mbijetuar

SHBA: Rrëzohet një aeroplan i vogël në Neshuil, nuk ka të mbijetuar

Uashington, 5 mars 2024 (MIA) - Disa persona kanë humbur jetën në qytetin Neshuil, në shtetin federal amerikan Tenesi, kur një aeroplan i vogël është rrëzuar në afërsi të autostradës, kumtoi policia.

Siç thuhet, aeroplani me një motor mbrëmë është rrëzuar në pjesën perëndimore të qytetit, me ç'rast është shkaktuar zjarr në të. 

Sipas raportit të policisë, në aeroplan kishte disa persona dhe besohet se të gjithë kanë humbur jetën, ndërsa numri i saktë i viktimave deri tani nuk është bërë i ditur, deklaroi zëdhënësi i policisë.

Në autostradë nuk ka shoferë të lënduar, ndërsa në terren nuk ka vetura ose objekte të dëmtuara.

Shërbimet e aeroportit në Neshuil kumtuan se Bordi kombëtar për siguri të transportit dhe Administrata federale për aviacion e SHBA-së do të zbatojnë hetim për incidentin. rq/bsh/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR