ShBA mund të kërkojë garanci deri 15.000 dollarë për disa viza turistike dhe afariste sipas programit të ri pilot
- ShBA mund të kërkojë deri në 15.000 dollarë garanci për disa viza turistike dhe afariste sipas një programi të ri pilot që do të fillojë brenda dy javëve, njoftoi qeveria amerikane. Masa synon të kufizojë tejkalimet e afateve të qëndrimit nga vizitorët e huaj në shtet.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:37, 4 gusht, 2025
Uashington, 4 gusht 2025 (MIA) - ShBA mund të kërkojë deri në 15.000 dollarë garanci për disa viza turistike dhe afariste sipas një programi të ri pilot që do të fillojë brenda dy javëve, njoftoi qeveria amerikane. Masa synon të kufizojë tejkalimet e afateve të qëndrimit nga vizitorët e huaj në shtet.
Programi do t'u mundësojë nëpunësve konsullorë amerikanë të kërkojnë garanci nga vizitorët nga vendet me shkallë të lartë të tejkalimeve të afateve të qëndrimit në ShBA. Garancitë mund të kërkohen edhe nga njerëz nga vende ku informacionet e shqyrtimit dhe verifikimit konsiderohen të pamjaftueshëm, shtuan autoritetet.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trampi, e ka bërë masat kundër imigracionit të paligjshëm një temë qendrore të mandatit të tij të dytë. Presidenti republikan në qershor u ndaloi qytetarëve të 12 vendeve të hyjnë në vend për arsye sigurie kombëtare.
Programi i ri i vizave, i cili hyn në fuqi më 20 gusht, do të jetë në fuqi për rreth një vit, theksohet në komunikatën e qeverisë.