• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHBA mendon për transport ajror të ndihmës humanitare në Gaza

SHBA mendon për transport ajror të ndihmës humanitare në Gaza

Uashington, 29 shkurt 2024 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan Xhozef Bajden e shqyrton mundësinë për dërgimin e ndihmës humanitare në Rripin e Gazës me avionë luftarak, sepse dërgesa nga toka po bëhet gjithnjë e më e vështirë, raportuan mediat britanike, duke i'u referuar një burimi anonim amerikan.

Përveç kësaj, Kanadaja do të fillojë me dërgimin ajror të ndihmës në Gaza gjatë javës së ardhshme, njoftuan mediat amerikane.

Sipas të dhënave të KB-së, të paktën 576 mijë njerëz ose rreth një e katërta e popullsisë në Rripin e Gazës, janë në prag të urisë.

"Një nga gjashtë fëmijë të moshës nën dy vjeç në pjesën veriore të Gazës, vuan nga kequshqyerja dhe praktikisht të gjithë 2,3 milionë njerëz në enklavën palestineze mbështeten në "ndihmën joadekuate të mjerueshme në ushqim për të mbijetuar", kumtoi KB.

Nga fillimi i luftës ndërmjet Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas, të paktën 30 mijë palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR