• e hënë, 01 korrik 2024

SHBA kumtoi se kanë shkatërruar dronë të huthëve, pasi kryengritësit kanë lansuar raketa në Gjirin e Adenit

SHBA kumtoi se kanë shkatërruar dronë të huthëve, pasi kryengritësit kanë lansuar raketa në Gjirin e Adenit

Uashington, 26 prill 2024 (MIA) - Ushtria e SHBA-së sot kumtoi se forcat e koalicionit "kanë angazhuar dhe shkatërruar" dy dronë në pjesën e Jemenit të kontrolluar nga huthët, pasi kryengritësit e përkrahur nga Irani kanë lansuar raketë balistike në Gjirin e Adenit.

Projektili i lansuar dje nuk ka shkaktuar dëmtime, thuhet në kumtesën e Komandës qendrore amerikane (CENTCOM).

Disa orë më vonë, ushtria amerikane me sukses ka shkatërruar një anije pa ekuipazh dhe një dron në rajonin e Jemenit, të kontrolluar nga huthët, kumtoi komanda.

Kryengritësit nga nëntori kanë kryer dhjetëra sulme raketore dhe me dronë drejt anijeve, duke thënë se ato veprojnë në shenjë të solidaritetit me palestinezët gjatë luftës mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR