• e diel, 22 dhjetor 2024

SHBA i bëri thirrje Iranit që të varfërojë të gjithë uraniumin e pasuruar që posedon

SHBA i bëri thirrje Iranit që të varfërojë të gjithë uraniumin e pasuruar që posedon

Uashington, 6 mars 2024 (MIA) - SHBA-ja sot i bëri thirrje Iranit që ta varfërojë gjithë uraniumin që vendi ka pasuruar në rreth 60 për qind pastërti, pasi i afrohet nivelit prej 90 për qind që konsiderohet një armë bërthamore.

"Irani duhet t'i ulë të gjitha rezervat e uraniumit të pasuruar deri në 60 për qind dhe të ndalojë plotësisht të gjithë procesin e uraniumit të pasuruar. Dhe ne jemi seriozisht të brengosur për rezervat e uraniumit të lartë të pasuruar që Irani vazhdon ta ruajë", njoftoi delegacioni amerikan në ANEB, transmetojnë mediat  britanike.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), në një raport të besueshëm për vendet-anëtare javën e kaluar kumtoi se rezervat e uraniumit të pasuruar me 60 për qind në Iran ranë pak në kuartalin e fundit pasi Teherani radhiti më shumë uranium se sa gjoja ka pasuruar.

ANEB deklaroi se nëse Irani vazhdon të pasurojë uranium, do të ketë mjaftueshëm për dy bomba bërthamore, sipas definicionit teorik të ANEB-it për bombë.

Për momentin nuk dihet pse Irani ka reduktuar sasi të caktuara të uraniumit të pasuruar, shtojnë mediat britanike.

SHBA-ja dënoi gjithashtu masën e Iranit për të ndërprerë aksesin e disa prej inspektorëve më me përvojë dhe ekspertë të ANEB-it në impiantet bërthamore të Iranit vitin e kaluar. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR