• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHBA e pranon Edmund Gonzales si fitues të zgjedhjeve në Venezuelë

SHBA e pranon Edmund Gonzales si fitues të zgjedhjeve në Venezuelë

Uashington, 2 gusht 2024 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohën sot kandidatin e opozitës Edmund Gonzalez, kundërshtarin kryesor të presidentit të Venezuelës, Nikollas Maduro, si fitues të zgjedhjeve presidenciale, duke hedhur poshtë shpalljen e fitores së Maduros.

"Duke pasur parasysh provat e bindshme, është e qartë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe më e rëndësishmja, për popullin e Venezuelës, se Edmundo Gonzalez Urutia fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e mbajtura më 28 korrik", tha sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken, raportuan mediat britanike.

Komisioni Zgjedhor shpalli fitues Maduron me 51 për qind të votave të fituara, ndërsa opozita deklaron se në bazë të 90 për qind të votave të numëruara, kandidati i saj mori dyfishin e votave.

Zgjedhjet e kontestuara ndezën një valë protestash në të gjithë vendin.

Blinken në deklaratën e tij zyrtare nuk njoftoi sanksione të reja kundër Venezuelës, por megjtihatë tha se është propozuar të ketë "aksione të mundshme ndëshkuese".

Presidentët e Brazilit, Meksikës dhe Kolumbisë i bënë thirrje Venezuelës që të publikojë rezultatet e detajuara të zgjedhjeve.sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR