• e shtunë, 23 nëntor 2024

SHBA: Dhoma e ulët e Kongresit do të votojë ndaras për ndihmën për Izraelin dhe Ukrainën

SHBA: Dhoma e ulët e Kongresit do të votojë ndaras për ndihmën për Izraelin dhe Ukrainën

Uashington, 16 prill 2024 (MIA) - Dhoma përfaqësuese e SHBA-së javën e ardhshme do të votojë ndaras për ndihmën për Ukrainën dhe Izraelin, kumtoi mbrëmë republikani Majk Xhonson, më shumë se dy muaj pasi Senati refuzoi masën që përfshin të dyja vendet.

Mbrëmë vonë, pas takimit me përfaqësuesit republikanë në Dhomën e ulët të Kongresit, kryetari i Dhomës përfaqësuese tha se ky organ më pas do të shqyrtojë edhe ndihmën për Tajvanin dhe aleatët e SHBA-së në Azinë Lindore.

“E dimë se bota e pret reagimin tonë”, tha Xhonson. "Ata duan të shohin nëse Amerika do të qëndrojë prapa aleatëve të saj në interesin tonë në mbarë botën", thotë ai.

Ndihma amerikane për këto vende ende nuk është miratuar sepse Xhonson nuk ka dashur të shqyrtojë masën prej 95 miliardë dollarë që Dhoma e lartë e miratoi në shkurt. Ai përfshin 14 miliardë dollarë ndihmë për Izraelin dhe 60 miliardë dollarë për Ukrainën. Xhonson theksoi se masat e reja në Dhomën e përfaqësuesve parashikojnë përafërsisht të njëjtat sasi të ndihmës së huaj. Presioni që përfundimisht të kalojë kjo ndihmë financiare përmes Kongresit u rrit pas sulmit iranian ndaj Izraelit.

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR