• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHBA dhe Britania e Madhe qëlluan të paktën 30-të objektiva në Jemen

SHBA dhe Britania e Madhe qëlluan të paktën 30-të objektiva në Jemen

Sanë, 4 shkurt 2024 (MIA) - SHBA dhe Britania e Madhe mbrëmë qëlluan 36 objektiva  në 13 lokacione të huthëve në Jemen, në ditën e dytë të operacioneve të SHBA-së kundër grupeve të lidhura me Iranin pas sulmit vdekjeprurës të ushtarëve amerikanë fundjavën e kaluar.

Sulmet goditën depot e armëve të huthëve, sistemet e raketave dhe lëshuesit e përdorur nga huthët për të sulmuar anijet në Detin e Kuq dhe synuan 13 lokacione në të gjithë vendin, kumtoi Pentagoni.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lojd Ostin tha se sulmet kishin mbështetje edhe nga Australia, Bahreini, Kanadaja, Danimarka, Holanda dhe Zelanda e Re.

"Ky aksion kolektiv dërgon një mesazh të qartë për huthët se ata do të vazhdojnë të pësojnë pasoja të mëtejshme nëse nuk i ndërpresin sulmet e tyre ilegale ndaj anijeve ndërkombëtare dhe detare. Nuk do të dyshojmë t'i mbrojmë jetët dhe rrjedhën e lirë të tregtisë në njërën nga rrugët ujore më kritike në botë", thuhet në kumtesën e Ostin.

Të premten, SHBA ka kryer sulme në Irak dhe Siri ndaj më shumë se 85 objektivave lidhur me korpusin iranian të gardës së revolucionit islamik dhe milicëve që i mbështet, gjatë së cilës vdiqën gati 40 persona.

Sulmet, të dënuara nga Irani dhe Iraku, ishin hakmarrje për një sulm me dron që vrau tre ushtarë amerikanë dhe plagosi më shumë se 40 në Jordani javën e kaluar. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR