• e premte, 05 korrik 2024

Shaqiri-Dajbëll: USAID është partner i dëshmuar në ndërtimin e arsimit cilësor për çdo fëmijë

Shaqiri-Dajbëll: USAID është partner i dëshmuar në ndërtimin e arsimit cilësor për çdo fëmijë

Shkup, 6 tetor 2023 (MIA) - Reforma në arsimin fillor është realizuar me sukses, ndërsa sfidat me të cilat është përballur në vitet e fundit Ministria e Arsimit dhe janë tejkaluar vazhdimisht.

Siç informon MASH, Shaqiri theksoi se ndërtimi i arsimit cilësor për çdo fëmijë është aktivitet kyç në të cilën janë të përfshirë drejtpërdrejt edhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe Shërbimi Pedagogjik.

Ministri Shaqiri, në bisedë me drejtorin e USAID-it, Xheri Dajbëll, falënderoi për mbështetjen e fuqishme.

"USAID-i bashkëpunon me Ministrinë në disa projekte që kanë për qëllim përforcimin e sistemit arsimor. E rëndësishme është mbështetja financiare që synon shkrim-leximin mediatik, trajni-min e mësimdhënësve, aktivizmin e të rinjve. Vëmendje e veçantë i kushtohet aktiviteteve që kanë të bëjnë me përfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore në sistemin e rregullt arsimor", thonë nga MASH.

Ministri Shaqiri theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme të mbështetjes së USAID-it në ndërtimin dhe rikonstruksionin e objekteve shkollore, pajisjen e tyre dhe prokurimin e mjeteve pamore. Një shkollë e tillë është edhe SHF me Qendrën Burimore “Idnina” në Çair ku me mbështetjen e kësaj organizate do të ndërtohet objekt krejtësisht i ri në periudhën e ardhshme.

Të dy bash-këbiseduesit u dakorduan se investimet në arsim janë mënyra më e mirë për ndërtimin e gjener-atave që do ta shpien shoqërinë drejt progresit. ab/

Foto: МASH 

QËNDRONI TË LIDHUR