• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shaqiri: Të anulohet çdo titull ku nuk janë respektuar dispozitat e Ligjit për arsimin e lartë

Shaqiri: Të anulohet çdo titull ku nuk janë respektuar dispozitat e Ligjit për arsimin e lartë

Shkup, 13 dhjetor 2023 (MIA)- Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve sot i bëri thirrje Inspektoratit arsimor dhe komisioneve, nëse ka kompetenca edhe Ministria, Sektori për arsim të lartë, menjëherë t'i ndërmarrin të gjitha masat për të anuluar çfarëdo titulli që nuk i respekton dispozitat e Ligjit për arsimin e lartë.

Ai u pyet për koment për konferencën e paralajmëruar për shtyp të Forumit për ndryshime arsimore para MASH-it dhe "pretendimet se nuk është parandaluar avancimi joligjor i një profesorit në docent i cili është donator i BDI-së".

"Për këtë unë bisedova me Forumin dhe me Universitetin shtetëror. Nuk e di emrin e profesorit por kam kërkuar çdo titull, pa dallim i kujtdo qoftë, kërkova nga Forumi dhe Universiteti, nëse është vepruar në mënyrë të kundërligjshme... Me Ligjin për arsim të lartë MASH-i nuk është kyçur në procesin e miratimit të titujve të cilitdo kuadër në universitete, prandaj vendosin komisionet amë dhe komisionet e fakulteteve", deklaroi Ministri i Arsimit dhe Shkencës, para pjesëmarrësve në ngjarjen për rrumbullakimin e projektit për Kornizën kombëtare për kualifikime. ss/

Foto: MIA  

QËNDRONI TË LIDHUR