• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shaqiri: Prindërve nga Çashka u propozova të hapim paralele maqedonase në Jabollçishtë

Shaqiri: Prindërve nga Çashka u propozova të hapim paralele maqedonase në Jabollçishtë

Shkup, 13 dhjetor 2023 (MIA)- Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri sot tha se nuk pranon që fëmijët të udhëtojnë për të mësuar në komuna tjera. Në mbledhjen me Këshillin e prindërve në komunën e Çashkës, ai sugjeroi që nëse ata dëshirojnë, të hapet paralele e re në gjuhën maqedonase në Jabollçishtë.

"Pa dallim që përqindja më e madhe e nxënësve atje janë shqiptarë, nëse kanë kërkesë të tillë, do të hapim. Unë çdo propozim të tyre, pa dallim në atë që u referohet kompetencave, të drejtoreshës, thash që duhet të ketë bazë ligjore për çdo problem me qëllim që të kem procesverbalet e fundit që të mund të veproj. Paralelja e hapur, bëhet fjalë për katër nxënës, fëmijë të vegjël që nuk dinë as për parti politike, as për dallime mes nesh. Kërkova që deri në fund të vitit shkollor ose deri në zgjidhjen e problemit, ata të vazhdojnë me mësim në të njëjtën shkollë", tha ministri, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pse nuk është pranuar propozimi i Këshillit të prindërve nga komuna e Çashkës pas mbledhjes së djeshme.

Ai tha se Këshilli i prindërve dje dha propozim, jo në komunën e Çashkës, por fëmijët të vazhdojnë të mësojnë në komunën e Velesit.

"Bëhet fjalë për katër fëmijë. Si mund të pranoj, kur bëhet fjalë për katër nxënës të cilët nuk kanë asnjë problem me askënd? Unë i pranoj të gjitha diskutimet tjera, por të pranoj që fëmijët të udhëtojnë, sepse dikush kështu dëshiron dhe bën problem në procesin arsimor, nuk pranoj. Unë kërkoj zgjidhje të problemit shumëvjeçar. Në të njëjtin diskutim, unë propozova që nëse dëshirojnë, të hapim paralele të re në gjuhën maqedonase në Jabollçishtë, pa dallim që atje përqindja më e madhe e nxënësve janë shqiptarë, nëse kanë kërkesë të tillë, do të hapim", tha ministri i Arsimit dhe Shkencës. ss/

Foto: arkivi MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR