• e shtunë, 23 nëntor 2024

Shaqiri: Pjesa më e madhe e teksteve shkollore për klasat e treta dhe të gjashta dhe të gjitha tekstet për klasat e tjera do të jenë në dispozicion më 1 shtator

Shaqiri: Pjesa më e madhe e teksteve shkollore për klasat e treta dhe të gjashta dhe të gjitha tekstet për klasat e tjera do të jenë në dispozicion më 1 shtator

Shkup, 22 gusht 2023 (MIA) - Të gjitha tekstet shkollore për klasën e parë, të dytë, të katërt, të pestë, të shtatë, të tetë dhe të nëntë dhe pjesa më e madhe e teksteve shkollore për klasën  e tretë dhe të gjashtë do të dorëzohen në shkolla deri më 1 shtator. Dhe në arsimin e mesëm, pas një periudhe të gjatë, do të kemi dorëzim të teksteve shkollore në ditën e parë të shkollës, deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri.

Për klasat e treta dhe të gjashta janë duke u përgatitur tekste të reja shkollore sipas planprogrameve të reja nga Byroja për Zhvillim të Arsimit (BZHA) dhe për këtë  pritet vonesë të disa prej tyre. 

"Pjesa më e madhe e teksteve shkollore të klasës së tretë, nga tre lëndë, do të dorëzohen më 1 shtator. Vetëm për një lëndë, për të cilën presim miratim, domethënë  mendimi përfundimtar nga komisioni shqyrtues,  do të jetë në fillim të shtatorit, por nuk mund të them datën e saktë. Për klasën e gjashtë sot  në Komisioni Kombëtar janë miratuar një pjesë e teksteve shkollore dhe për ta do të bëjmë çmos që të arrijnë deri në fillim të vitit shkollor", deklaroi Shaqiri në një intervistë në Ditarin  në TV Sitel.  

Shtoi se vonesa nuk do të jetë si viti i  kaluar shkollor që, tha, “nuk ka qenë i lehtë” sepse ka pasur planprograme të reja për katër klasa. Ky vit shkollor do të jetë më ndryshe sepse MASH-i, theksoi Shaqiri, po përgatitet që nga fillimi i këtij viti kalendarik. Programet e reja nga BZHA janë dorëzuar në dhjetor të vitit 2022 për klasën e tretë dhe në prill të vitit 2023 për klasën e gjashtë.

"Pjesa më e madhe e tyre tashmë janë miratuar. Nuk ishte i njëjti pozicion nga viti i kaluar shkollor kur programet ishin dorëzuar më vonë në MASH", tha Shaqiri dhe shtoi se janë miratuar edhe mbi 130 tituj në arsimin profesional. 

 

Lidhur me afatin që i është dhënë MASH-it nga Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi për dhjetë ditë t'i sigurojë të gjitha tekstet shkollore për shkak të raportimit të diskriminimit të vazhduar sistemik për vonesën nga viti i kaluar shkollor, Shaqiri tha se ai ka pasur takim me kryetaren e Komisionit dhe ka dorëzuar shkresë për procedurat e MASH-it dhe hapat që i ka ndërmarrë vitin e kaluar për sigurimin e teksteve shkollore.

Në pyetjen nëse është e mundur të ketë grevë të mësimdhënësve për shkak se Këshilli i SASHK-ut dhe Sindikata e Pavarur e Arsimit nuk pranojnë rritje të pagave prej 10 për qind, Shaqiri u përgjigj se “ka shumë arsye për të mos nodhur grevë”. 

"Të mos i përmend 20 përqindëshin e mëparshëm, vetëm në vitin paraprak, një vit shkollor, janë marrë 18.4 për qind paga më të larta në arsimin fillor dhe të mesëm. Me Marrëveshjen e përgjithshme kolektive fitohet 10 për qind për të gjithë sektorin publik. Me sindikatën jemi në një fazë të avancuar të diskutimit të gjendet një mënyrë, përveç me Marrëveshjen  e përgjithshme kolektive, e cila mund të parashikohet edhe në pjesën e rritjes së pagës minimale. Me Marrëveshjen e përgjithshme kolektive për herë të parë kemi regres në vitin 2023 dhe kjo do të ndodhë edhe në vitin 2024", tha Shaqiri.

 Ai bëri të ditur edhe se në drejtim të motiivimit të mësimdhënësve, me Ministrinë e Financave po shqyrtojnë mundësi në marrëveshjen e re kolektive të hyjnë edhe shpenzimet e rrugës për mësimdhënësit dhe do të parashikohet distanca deri në/nga shkolla.

 Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR