• e diel, 22 dhjetor 2024

Shaqiri: Me ditarin e ri elektronik prindërit për çdo ditë do të marrin informacione për praninë e fëmijëve në orë

Shaqiri: Me ditarin e ri elektronik prindërit për çdo ditë do të marrin informacione për praninë e fëmijëve në orë

Shkup, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri deklaroi sot se në fazën e fundit është përgatitja e një ditari të ri elektronik për nxënësit dhe se po bëhen përpjekje që ai të integrohet dhe lidhet ashtu që prindërit për çdo ditë do të dinin për mungesën e fëmijëve të tyre në shkollë.

"Krijimi i ditarit të ri elektronik, i cili duhet të fillojë të funksionojë pas pilotimit që kemi pasur muajt e mëparshëm në Ministrinë e Arsimit, i mbështetur nga Bashkimi Evropian, është në fazën përfundimtare. Me prezantimin e ditarit të ri elektronik po bëhet çdo përpjekje për integrimin dhe lidhjen e tij për marrjen e informacionit menjëherë pas futjes së të dhënave, pra prindërit mund të marrin të dhëna të përditësuara për nxënësit që mungojnë çdo ditë", theksoi ai në konferencën finale të "Pilot-projektit për Sistemin e Paralajmërimit të Hershëm për Fëmijët e Zhdukur" ku u prezantua uebfaqja e re për paralajmërim të hershëm për fëmijët e zhdukur.

Shaqiri theksoi se gjatë periudhës së kaluar kishin vërejtje në lidhje me komunikimet në viber mes arsimtarëve dhe prindërve, gjegjësisht se grupet përdoren për ndarjen e detyrave dhe materialeve për punë. 

"Vërejtja ishte të mos përdoren grupe për ndarje të tillë. Si shembull duhet marrë komunikimi që ka ndodhur në shkollën e Vanjës, sepse nëse ai komunikim nuk do të kishte qenë i tillë, do të kishim vërejtje për funksionimin, pra marrjen e informacionit nga personat e përfshirë në institucionet arsimore tek prindërit", tha ministri dhe rekomandoi që të gjithë mësuesit, jo vetëm kujdestarët e klasave, të mbajnë evidencë për mungesën e nxënësve në mësime dhe të njoftojnë prindërit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR