• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shaqiri: Mësimdhënësit arrijnë të japin maksimumin e tyre dhe të krijojnë gjenerata të reja cilësore

Shaqiri: Mësimdhënësit arrijnë të japin maksimumin e tyre dhe të krijojnë gjenerata të reja cilësore

Shkup, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Është e qartë se në ditët e sotme nuk është e lehtë të jesh mësimdhënës. Kemi pasur pandemi dhe një proces të vështirë arsimor në forma më të ndryshme nga e zakonshmja. U ballafaquam me rreziqe sigurie. Teknologjitë e reja po vijnë, inteligjenca artificiale. Në përgjithësi, veprimtaria arsimore përballet me sfida të shumta që sjellin ndryshimet globale në këtë dhe në të gjitha sferat e tjera, dhe janë pikërisht këto ndryshime që kanë ndikim më të fortë, ose më saktë, vendet në zhvillim janë pak më të vështira për t'u përshtatur. Megjithatë, mësimdhënësit arrijnë të japin maksimumin e tyre dhe të krijojnë gjenerata të reja cilësore të nxënësve dhe studentëve.

Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri gjatë diskutimit profesional shkencor me temë: Profesioni i mësimdhënësit në kontekstin bashkëkohor arsimor dhe shoqëror, e cila u mbajtë në Fakultetin Pedagogjik  “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, dhe me rastin e festës të patronazhit të institucionit të arsimit të lartë.

Shaqiri tha se Qeveria realizon planin për ta ndryshuar gjendjen për të mirë, gjegjësisht lehtëson punën e kuadrit mësimdhënës, rrit dinjitetin e mësimdhënësve në shoqëri dhe motivimin për punë e cila vazhdimisht është në rritje.

“Vetëm gjatë mandatit tim, i cili filloi në janar 2022, pagat e punonjësve në shkollat ​​fillore dhe të mesme janë rritur  rreth 35% - përkatësisht nga shtatori 2022 me 15%, nga janari 2023 me 3% dhe nga shtatori 2023 përsëri me  15%. Gjatë kësaj periudhe janë rikonstruktuar mbi 120 objekte shkollore, janë ndërtuar 7 objekte  të reja shkollore dhe 7 salla të reja sportive. Janë  furnizuar  pajisje bashkëkohore informatike dhe komunikuese në një pjesë më të madhe të shkollave ndërsa  në të gjitha shkollat ekzistojnë kabinete krejtësisht të reja për shkencat natyrore dhe pajisje të reja në kabinetet e shkencave shoqërore. E gjithë kjo nënkupton kushte më të mira pune për mësimdhënësit”, theksoi Shaqiri.

Ministri shtoi se i është kushtuar vëmendje serioze edhe zhvillimit profesional të mësimdhënësve. Rreth 15,000 mësimdhënës  dhe bashkëpunëtorë profesionalë kanë kaluar përmes një sistemi trajnimesh gjatë vitit 2022, ndërsa në vitin 2023 janë përfshirë  mbi 18,000 mësimdhënës  dhe bashkëpunëtorë profesional.

Gjithashtu, pasuan edhe mundësitë për avancimin në karrierë të mësimdhënësve në titullin e mentorit. Në vitin 2022 janë avancuar  47 mësimdhënës. Në thirrjen e vitit 2023 janë pranuar 185 aplikime dhe aktualisht janë duke u vlerësuar.

“Kemi bërë përpjekje për të përmirësuar statusin e profesorëve universitarë. Kemi Marrëveshje Kolektive të nënshkruar në vitin 2021 e cila  rrit të drejtat e kuadrit të mësimdhënësve , janë rrit pagat dhe filloi pagesa e përvojës së kaluar të punës, e cila nuk ishte  detyrim më parë, por ishte  lënë në vullnetin e mirë të çdo drejtuesi të institucionit të arsimit të lartë. Investuam rreth 240 milionë denarë në furnizimin  e burimeve  të reja laboratorike dhe në realizimin e projekteve kërkimore-shkencore me interes të veçantë publik”, potencoi ministri.

Shaqiri tha se mësimdhënësit janë hallka më e rëndësishme në procesin edukativo-arsimor dhe prej tyre varet më së shumti cilësia e gjeneratave që krijohen në institucionet arsimore. Ai shprehu bindjen se statusi shoqëror dhe material i kuadrit mësimdhënës do të vazhdojë të avancohet edhe në të ardhmen. bsh/

Foto: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

QËNDRONI TË LIDHUR