Shaqiri: Ligji për përfaqësimin e drejtë shumë shpejt do të plasohet në publik
- Deputeti i koalicionit VLEN, Rijad Shaqiri në intervistë për Alsat-M foli për Ligjin për përfaqësim të drejt dhe adekuat me çka tregoi që ky ligj përmban nene që do të ndikojnë në punësimin e shqiptarëve edhe në ato institucione ku deri më tani nuk ka pasur asnjë të punësuar.
- Post By Fami Bajrami
- 13:28, 16 janar, 2025
Shkup, 16 janar 2025
Deputeti i koalicionit VLEN, Rijad Shaqiri në intervistë për Alsat-M foli për Ligjin për përfaqësim të drejt dhe adekuat me çka tregoi që ky ligj përmban nene që do të ndikojnë në punësimin e shqiptarëve edhe në ato institucione ku deri më tani nuk ka pasur asnjë të punësuar.
“Për këtë çështje është angazhuar zëvendëskryeministri Arben Fetai me një ekip profesionistësh që ky Ligj të përgatitet në formën më të mirë të mundshme. E kuptojmë shqetësimin e qytetareve por flasim për një ligj që kërkon të punohet në afat kohor më të gjatë që të jetë më produktiv për të gjithë”, tha deputeti i VLEN-it Rijad Shaqiri.
Ai shtoi tutje që vonesat nuk janë për prolongimin e procesit por për çështje perfeksionizmit të Ligjit. Sepse, ky ligj do të jetë gjithëpërfshirës me çka edhe në institucionet që nuk ka pasur fare shqiptarë, do të ketë me këtë Ligj.
Ligji për branitellat do të vazhdojë të mbetet i bllokuar derisa nuk përfshihen ish ushtarët e UÇK-së
Deputeti i koalicionit VLEN, Rijad Shaqiri foli për Ligjin e branitellave të propozuar nga LSDM që sipas tij do të vazhdojë akoma të mbetet i bllokuar ky Ligj derisa në të nuk përfshihen edhe ushtarët e UÇK-së.
“Ligji i propozuar në Kuvend për branitellat nga LSDM do të vazhdojë të mbetet i bllokuar, ne kemi thënë fjalën tonë përfundimtare dhe qëndrojmë në këtë”, tha deputeti i VLEN-it Rijad Shaqiri.
Asnjë deputetë nga koalicioni VLEN nuk ka votuar për Ivan Stoillkoviq
Shaqiri foli për situatën e Stoillkoviqit, i cili tha se fjalën e tyre e kanë thënë në Kuvend ku asnjë deputet i koalicionit VLEN nuk ka votuar për Ivan Stoillkoviq pra edhe përkundër faktit që e kanë partner koalicioni.
“Ne fjalën tonë e kemi thënë në Kuvend kur ishte në radhë votimi i interpelancës për shkarkimin e Stoillkoviq asnjë deputet i koalicionit VLEN nuk e ka mbrojtur”, tha deputeti i koalicionit VLEN, Rijad Shaqiri.
Ai shtoi tutje se ky ministër përfaqëson serbet dhe jo shqiptarët. Sipas Shaqirit sigurisht që ato deklarata fyese duhet të dënohen.
Deri dje nxënësit e Kumanovës kanë mësuar në kontejner sot janë ndarë mjetet për ndërtimin e shkollës
Deputeti i koalicionit VLEN, Rijad Shaqiri, në intervistë për Alsat foli për progresin e arritur sipas tij me çka nëse deri dje nxënësit e Kumanovës kanë mësuar në kontejner sot janë ndarë mjetet për ndërtimin e shkollës së mesme në këtë qytet.
“Tani një gjë duhet ta pranojmë që ka progres të theksuar, pasi nëse nxënësit shqiptarë të Kumanovës deri dje kanë mësuar në kontinjer sot janë ndarë mjetet për finalizimin e objektit që do të shërbejë si shkollë e mesme për nxënësit shqiptarë të këtij qyteti. Edhe pse kemi pasur ministra të kësaj zone gjërat nuk ecnin para”, tha deputeti i VLEN-it, Rijad Shaqiri.
Ai shtoi tutje se VLEN ka arritur edhe rezultatet konkrete në dobi të qytetarëve.
“Do të ketë punësime, rritje të pensioneve me 5.000 denarë, nuk duhet të shihen gjërat që paraqiten nga njerëzit që luftojnë për pushtetin. Pra, janë gjëra që duhet të shihen qartë e të flitet për këto”, përfundoi Shaqiri.
Koalicioni VLEN
________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.