• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shaqiri i informoi studentët se i kanë bursat në llogaritë e tyre, bëri thirrje të mos manipulohen

Shaqiri i informoi studentët se i kanë bursat në llogaritë e tyre, bëri thirrje të mos manipulohen

Shkup, 5 shkurt 2024 (MIA) - Në prag të protestës së paralajmëruar studentore sot para MASH, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri në Fejsbuk publikoi se të gjithë studentët, të cilët i plotësojnë kushtet, në llogaritë e tyre i kanë marrë paratë për bursë.

Në publikimin ai u bën thirrje studentëve të mos lejojnë të manipulohen nga dezinformatat dhe thirrjet qëllimkëqija dhe energjinë e tyre, siç thotë, ta orientojnë ndaj rezultateve më të mira në provime në sesionin e shkurtit. 

"Të dashur studentë,Derisa po lexoni këtë shkrim në llogaritë tuaja i keni mjetet e bursave të gjithë ju që keni plotësuar kushtet për vazhdim të bursës nga viti i kaluar si dhe pagesën retroaktive me marrëveshje. Sinqerisht dua të shpreh falenderimet e mia ndaj të gjithë sektoreve nëpër të cilat kalon procesi i bursave deri sa arrin tek ju. Ju ftoj që koncentrimin dhe energjinë tuaj ta shfrytëzoni për suksese më të larta në provimet të cilat i keni këtë javë, apeloj të mos bini pre e dezinformatave dhe thirrjeve qëllimkëqija. Suksese", ka shkruar Shaqiri në profilin e tij në Fejsbuk

Ai rikujton se është rritur vlera e racionit studentor dhe e bursave dhe është paguar dallimi i bursave edhe për periudhën e kaluar, me çka, shtoi ai, "dëshmuam se punojmë me përkushtim për studentët".

Për pasdite nga 14 para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës u caktua protestë e studentëve, që ta shprehin pakënaqësinë nga, sip thonë, efikasiteti i MASH, pasi nuk i respekton afatet për pagesë të bursave dhe të subvencioneve tjera.

Organizatorë të protestës është Kuvendi i Studentëve universitar të Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup, bashkë me Kuvendet e Studentëve Universitarë në UCM dhe me mbështetjen e kuvendeve të studentëve universitarë të Universitetit "Shën Klimenti i Ohrit" - Manastir, Univeristetit "Goce Dellçev" - Shtip, "Nëna Terezë", AUE - FON dhe Amerikan Kolexh. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR