• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shaqiri: Formuam shkollën e re fillore në Haraçinë, infrastruktura ekzistuese është duke u rikonstruktuar

Shaqiri: Formuam shkollën e re fillore në Haraçinë, infrastruktura ekzistuese është duke u rikonstruktuar

Shkup, 21 shkurt 2024 (MIA)- Vitin e kaluar si Qeveria edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës kemi përkrahë një iniciativë lokale të popullatës në Haraçinë, lidhur me përmirësimin e procesit arsimor për fëmijët e kësaj komune.

Ishte kërkesë për ngritjen e shkollës së re fillore me qëllim që të lehtësohet puna e shkollës fillore ekzistuese dhe njërës nga më të mëdhatë në vend – “Gjerg Kastrioti Skënderbeu" e cila kishte rreth 2000 nxënës. Dhe ideja u realizua, gjegjësisht nga viti shkollor 2023-2024 filloi punën subjekti i ri juridik - shkolla fillore, e cila funksionon në një nga objektet ekzistuese, në të cilën aktualisht po zhvillohen aktivitete rindërtimi.

Këtë e theksoi Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, i cili së bashku me kryeministrin Talat Xhaferin, sot kanë vizituar komunën e Haraçinës, ku kanë kryer mbikëqyrje në aktivitetet e ndërtimtarisë që janë zbatuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për nevojat e shkollës së re fillore. “Abdil Frashëri”.

“Për t'iu përgjigjur plotësisht nevojave të institucionit të ri arsimor, sigurisht para së gjithash në interes të nxënësve, vendosëm të rikonstruktojmë objektin në të cilin ndodhet shkolla, të rikonstruktojmë sallën e sportit dhe të bëhet përshtatja e një pjese të hapësirave të brendshme.. Aktualisht janë duke u kryer punimet ndërtimore dhe për këtë janë ndarë rreth 260 mijë euro. Kështu që , shumë shpejt do të kemi një objekt shkollor modern, të cilin e meritojnë fëmijët dhe punëtorët këtu”, tha Shaqiri.

Ai po ashtu informoi se për shkollën fillore "Gjerg Kastriot Skënderbeu" së fundmi MASH ka siguruar kompjuterë dhe pajisje tjera IT, tavolina dhe karrige si dhe materiale didaktike në shkencat natyrore dhe shoqërore në vlerë prej 5 milionë denarë, dhe në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm do të instalohen pajisje të reja rrjeti për të përdorur internetin e sigurt.

Shaqiri shprehu besimin se kurdo dhe kudo që të ketë nevojë për ndërhyrje, MASH do të veprojë sipas prioritetit të kërkesave të parashtruara, sepse siç tha ai, infrastruktura është kusht themelor për një proces cilësor arsimor.

Në shkollën e re fillore janë 1100 nxënës nga klasa e parë deri në klasën e nëntë dhe për punën kujdesen rreth 80 punonjës të marrë nga ajo ekzistuese, e cila, nga ana tjetër, vazhdoi të punojë me 830 nxënës.

Foto: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

 

QËNDRONI TË LIDHUR