• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shaqiri: Deri nga fundi javës pres të dorëzohen të gjitha librat, nëse ka nevojë do të dorëzohen edhe në fundjavë

Shaqiri: Deri nga fundi javës pres të dorëzohen të gjitha librat, nëse ka nevojë do të dorëzohen edhe në fundjavë

Shkup, 2 tetor 2023 (MIA) - Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri deklaroi se prej sot ka filluar dorëzimi i librave për klasën e gjashtë. Deri nga fundi i javës, siç tha, pret që të gjitha librat të dorëzohen, e nëse paraqitet nevoja, do të kërkojë nga operatori ekonomik të vazhdojë edhe për fundjavë.

"Më gëzon fakti që sot në pjeësn e shkollave ka dorëzim të librave për klasën e gjashtë, që do të vazhdojë nesër dhe deri nga fundi i javës. Pres të gjitha librat të dorëzohen, por, nëse ekziston nevoja, do të kërkoj nga operatori ekonomik, të ketë dorëzim edhe të shtunën dhe të dielën", tha Shaqiri në deklaratë për mediume pas panel diskutimit "Përfshirja e edukimit mediatik në arsimin fillor - përvoja dhe sfida".

Ai shtoi se në shtator kanë dorëzuar më shumë se 80 për qind të librave, e për herë të parë pas dhjetë viteve janë dorëzuar libra në arsimin gjimnazist dhe pas 13 viteve në arsimin profesional. Shaqiri theksoi se nuk ka përgjegjësi çdokund të intervenojë.

Lidhur me librat në shkollat e mesme, ku nxënësit ankohen se mësojnë nga libra të dëmtuaa, Shaqiri thotë se një pjesë e shtëpive botuese, të cilat e kanë të drejtën e pronësisë, kanë kërkuar pesë ditë anulim që të mund të sigurohen libra për të gjithë nxënësit.

"Çdo libër i miratuar vjen nga Komisioni kombëtar për libra. Nëse ekziston vonesë të dorëzimit nga ana e MASH-it, përgjegjësia është e ministrit. Të gjitha librat që janë miratuar, nga ana e shërbimit pedagogjik, menjëherë janë botuar në marrëveshje për botimin e tyre. Ashtu që disa libra kanë procedura ankimuese, nuk varet nga ministri", tha Shaqiri. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR