• e shtunë, 23 nëntor 2024

Shapsi: Britania e Madhe duhet t'i rrisë shpenzimet e saj ushtarake në tre për qind të BPV-së

Shapsi: Britania e Madhe duhet t'i rrisë shpenzimet e saj ushtarake në tre për qind të BPV-së

Londër, 14 mars 2024 (MIA)  - Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shaps, bëri thirrje që të rriten shpenzimet ushtarake të vendit në tre për qind nga BPV-ja e saj gjatë debatit për forcat e armatosura britanike, raportoi DPA,

 Gjatë vizitës së tij në Poloni, Shapsi bëri thirrje që këto tre për qind të përfshihen si qëllim në manifestin zgjedhor të Partisë së tij Konservatore në pushtet, duke shtuar se ai personalisht dëshiron  një "buxhet më të madh".

Sipas "Dejëi majl"-it Shapsi ka bërë thirrje edhe për reforma në rekrutim ushtarak, duke përfshirë heqjen e disa kushteve mjekësore për pranim në forcat e armatosura dhe heqjen e ndalimit për ushtarët që kanë mjekër. 

 "Mbrojtja është mënyra më e mirë për t'u mbrojtur nga konflikti ushtarak. Këtë duhet t'ua tregojmë kundërshtarëve tanë. Prandaj  e mbështes qëllimin prej tre për qind. Jetojmë në një botë më të rrezikshme, Putini po përparon në vijën e frontit", tha Shapsi.

 Studimi nga Instituti Mbretëror i Britanisë për Kërkime të Mbrojtjes në vitin 2022 sugjeroi se rritja e shpenzimeve për mbrojtje në tre për qind të BPV-së deri në vitin 2030, siç ishte propozuar nga qeveria e atëhershme e kryeministres Liz Tras, do të kërkojë 157 miliardë funta shtesë gjatë tetë viteve të ardhshme.

 Thirrja e Shapsit pason pas kërkesës së përfaqësuesve të lartë të qeverisë që menjëherë të rriten shpenzimet për mbrojtje nga 2.27 në 2.5 për qind.

Buxheti i shpallur javën e kaluar nuk parashikon shpenzime të reja për mbrojtje edhe krahas shqetësimit për gjendjen e forcave të armatosura britanike dhe krahas përkushtimit të qeverisë që të ndajë 2.5 për qind të BPV-së për ushtrinë "sapo ta lejojë situata ekonomike". 

Vendimi hasi në kritika nga disa qarqe, duke përfshirë ish-shefin e shtabit Lord Stirup, i cili paralajmëroi dy ditë më parë se nuk është e  "arsyeshme"  që madhësia e shpenzimeve ushtarake të bazohet në gjendjen financiare, e jo në kërcënimet për sigurinë kombëtare. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR